Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike Disa qindra protestues të maskuar kanë hedhur sende të forta ndaj policisë në Paris, në atë që shënoi demonstratën e fundit kundër ndryshimeve të diskutueshme të ligjit për punësimin në Francë, që u kthye në një protestë të dhunshme.
Përplasjet nisën të martën, ndërkohë që e gjithë vëmendja ndërkombëtare është fokusuar në Francë për shkak të kampionatit europian, që gjithashtu është karakterizuar nga dhuna mes tifozerive rivale.
Grevistët iu afruan kullës Eiffel dhe ndërprenë lidhjet e transportit, ndërkohë që me dhjetëra mijëra tifozë kanë vizituar Francën për shkak të ngjarjes më të madhe sportive në kontinentin e vjetër.
Autoritetet kanë arrestuar 15 persona, ndërsa të paktën 26 njerëz janë plagosur gjatë trazirave të Parisit, pasi demonstruesit hynë në një ndërtesë në ndërtim e sipër dhe nisën të gjuanin me paletat e drunjta ndaj policisë.
Greva është e fundit mes veprimeve të marra nga industria gjatë muajit të fundit, që kanë shkaktuar ndërprerjen e hekurudhave, mungesë të karburanteve apo edhe grumbuj mbeturinash të pambledhura nëpër rrugët e kryeqytetit francez.
Protestat e fundit koinçidojnë me debatin në Senatin francez mbi ndryshimet e propozuara të ligjit të punësimit, që mbështetësit e tyre thonë se synojnë ta bëjnë tregun e punës më fleksibël dhe reduktojnë papunësinë e lartë, por kundërshtarët thonë se janë shumë probiznesit.
Top Channel