Videoja provokuese e Britney Spears

13/06/2016 00:00

Britney Spears ka kënaqur fansat e saj duke publikuar një video të re ku shihet tepër provokuese.

Klipi i ri i publikuar në “Instagram” tregon këngëtaren të veshur me bikini të zeza, të cilat shfaqin format perfekte të Spears. Kjo video është postuar për të promovuar këngën e saj më të re dhe parfumin “Private Show”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Britney ka zbuluar pak më tepër lidhur me frymëzimin e saj për parfumin, duke u shprehur: “Private Show tregon një nga pasionet e mia më të mëdha, kërcimin”.

“Është frymëzuar nga energjia shpërthyese që unë ndjej kur jam duke performuar, në prova po në skenë gjatë koncerteve”.

Top Channel