Kanabis në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranga korrierit

07/06/2016 08:40

Një korrier narkotikësh është arrestuar në orët e fundit në aksin Gjirokastër-Kakavijë, bëjnë të ditur burime policore lokale.

Sipas burimeve, në pranga ka rënë shtetasi Blerim Harrunaj, 26 vjeç, i cili është kapur në posedim të 7 kilogramëve lëndë narkotike të llojit kanabis.

Ndalimi i 26-vjeçarit është bërë në kufirin jeshil, në Piramidën numër 28. Ai po e transportonte drogën në një çantë të zezë, të ndarë në 7 pako të mbështjella me natriban.

Burimet shtojnë më tej se, uniformat blu janë vënë në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të Harrunajt, ndërsa i kanë kaluar materialet prokurorisë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA