Terrorizmi e kaosi urban, ekspozita në Galerinë e Arteve

03/06/2016 00:00

Problematikat e terrorizmit, shqetësimi mbi degradimet natyrore, kaosi i vazhdueshëm urban dhe sensibilizimi mbi këto dhe të tjera ka qenë qëllimi i punës së një viti të studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

Nëpërmjet zhanreve të ndryshme si grafikë, animim, instilacion apo projeksione janë përzgjedhur për të qenë pjesë e një ekspozite dhe komunikimi në galerinë FAB.

“Mund të shohësh tema që mund të lidhem me komunikimin ndërkombëtar, të ISIS, por edhe tema që i shqetësojnë ata në të përditshmen e tyre”, shprehet Prof. Ardian Isufi, Dekan i Universitetit të Arteve.

Ky ekspozim me shumë larmishmëri në përmbajtjen e vet është kthyer tashmë në traditë. Çdo punë ka elemente të së bukurës Brenda, por sidomos ngacmime nga realiteti rrethues.

“Mesazhi është i sensibilizimit për natyrën. Ka shumë tema që lidhen me aspektet filozofike, siç është metafizika. Kemi edhe një kapacitet shumë të mirë të studentëve të produktit të dizajnit grafik”, thotë Isufi.

Evidentohet lehtësisht identiteti artistik i shprehur në çdo krijim. Por, pavarësisht përpjekjeve është ende e dukshme që aspekti logjistik ka nevojë për përmirësim.

Top Channel