Tiranë, vret vëllanë për pronën. Dorëzohet

02/06/2016 16:55

Konflikti për pronën regjistroi një tjetër krim në familje në Tiranë. Afrim Kallari vrau pasditen e së enjtes vëllain e tij, si dhe plagosi nënën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Valias.

Viktima është Ermir Kallari, 36 vjeç, vëllai i vogël i autorit, i cili u konfliktua me të për një sipërfaqe toke, por në gjaknxehtësi e sipër, autori Afrim Kallari, punonjës në njësinë zjarrfikëse në kryeqytet në zonën e Kombinatit, qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend të vëllanë.

Pas krimit, autori u vetëdorëzua në Komisariatin Nr.5 të kryeqytetit. Policia sekuestroi armën e krimit, e cila ishte një çifte, dhe vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Burimet policore bënë të ditura se, mes dy vëllezërve ka pasur vazhdimisht konflikte pronësie.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA