Tregu i makinave të larta “fuoristrada” (SUV dhe CUV), ka qenë aq fitimprurës sa markat më luksoze kanë vendosur t’u bashkohen tregut.

Maserati Levante u paraqit për publikun këtë mars në ekspozitën e Gjenevës. Shitjet kanë filluar që tani në Europë, me një çmim prej 72.000 dollarësh. Ka motor 3.0 l, V6, ndërsa modeli i 2018-ës pritet të vijë me V8 dhe 560 kuaj fuqi.

Bentley Bentayga, mund të jetë fuoristrada më e shumëpritur këtë vit, pasi ka 80% të pjesëve unike dhe mjeshtëria e prodhimit të kësaj marke ka qenë gjithnjë më lart se çdo gjë tjetër në treg. Bentyaga është punuar me dorë në fabrikën Crewe, dhe ka motor të ri W12, 600 kuaj fuqi, që shkon nga 0 në 100 KM për 5 sekonda.

Aston Martin DBX, fuoristradë për filma agjentes 007, është ende koncept por përgatitja për prodhimin ka nisur në tre hangarët e Forcave Mbretërore Ajrore në Uells të Britanisë. Modeli është i pari që thyen kufijtë dhe prodhohet për çdo terren, dhe Aston Martin ka shpenzuar 200 milionë paund për fabrikën e re. Prodhimi nis në 2017.

Lamborghini Urus bazohet në të njëjtën platformë si Bentley Bentayga, por është modeluar për shpejtësi. Mund të mos jetë më elegantja në treg, por përputhet më së miri me ata që duan shpejtësi të lartë. Ky është modeli i parë SUV që nga viti 1980.

Rolls Royce All Terrain Motorcar ky prototip quhet “Projekti Kallinan” dhe duket sikur ka dalë nga filmat e Batman-it. Edhe pse duket më shumë si makinë e fuqishme sportive, sapo futesh brenda e sheh që luksi dhe kalsi i përhershëm është ende aty. Shitjet presin të fillojnë në vitin 2017 ose 2018.

FOTO GALERI
2/15
Maserati Levante

Top Channel