Mbetet në burg Alban Trimi, Apeli lë në fuqi masën e sigurisë

30/05/2016 00:00

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin e policisë Alban Trimi, i cili ka qenë në të njëjtën tavolinë me të ndierin Elton Çiços, që u ekzekutua rreth një muaj më parë në një lokal në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Alban Trimi akuzohet për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, pasi dyshohet se ka prishur skenën e krimit duke fshehur armën që mbante me vete viktima.

Për këtë ngjarje, Prokuroria ka identifikuar si autorë të ekzekutimit Jani Aliajn dhe si bashkëpunëtor Renato Milloshi, të cilët janë shpallur në kërkim.

Top Channel