KLSH kallëzon drejtorin e spitalit

30/05/2016 00:00

KLSH ka kallëzuar penalisht këtë të hënë drejtorin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, pasi gjatë auditit janë konstatuar disa shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi.

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” mësohet se akuzohet për procedura fiktive dhe favorizimi i operatorëve.

Bëhet e ditur se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 35.3 milionë lekësh.

Top Channel