Aksident me dy të plagosur në Fushë-Krujë

30/05/2016 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta pranë mbikalimit në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Stacioni i Niklës”.

Sipas informacioneve ngjarja ndodhi nga lëvizja tej normave të lejuara. Për pasojë, janë plagosur dy persona që udhëtonin me makinën tip BMW, me targa angleze, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një video e kapur vetëm pak momente pas aksidentit është dërguar nga një qytetar në rubrikën “Ti Raporton!” në Top Channel, ku duken automjetet e përfshira në aksident, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Top Channel