Vlorë, arrestohet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim

29/05/2016 12:05

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasin në kërkim Kreshnik Metushaj. Arrestimi i të kërkuarit u bë në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë.

Sipas policisë, saktësisht një vitë më parë, më 29 maj 2015, 28-vjeçari Metushaj në bashkëpunim me gjashtë persona të tjera u kapën në vendin e quajtur “Kuzm Baba” me 29 kilogramë lëndë narkotike të llojit “Çokollatë”.

Përpos Metushajt, nga i njëjti grup, policia më herët ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

Ndaj 28-vjeçarit Kreshnik Metushaj është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Top Channel