Flakë në autobusin me besimtarë, një e vdekur, 12 të plagosur (VIDEO)

27/05/2016 00:00

Një dekeft elektrik pas nxehjes së motorit dyshohet të jetë shkaku i zjarrit që përfshiu mikrobuzin në qëndër të qytetit të Krujës, ku fatkeqësisht humbi jetën 65-vjeçarja Violeta Gjika dhe mbetën të plagosur 12 persona të tjerë.

Një dekeft elektrik pas nxehjes së motorit dyshohet të jetë shkaku i zjarrit që përfshiu mikrobuzin në qëndër të qytetit të Krujës, ku fatkeqësisht humbi jetën 65-vjeçarja Violeta Gjika dhe mbetën të plagosur 12 persona të tjerë.

Pas shkëndisë në motor, zjarri dyshohet se është përhapur në pjesën tjetër të mjetit nga tubat e gazit të kondicionerit.

Dëshmitarë tregojnë skenën e rëndë, ndërsa në shenjë alarmi dhe për të kërkuar ndihmë, mësohet se një person ka qëlluar disa herë me armë në ajër.

“Udhëtarë dhe tregtarë i erdhën në ndihmë personave të bllokuar në autobus. Autobusi ishte vetëm me një derë dhe kjo krijoi konfuzion te pasagjerët. Edhe nëse në ato memente do të kishte ardhur zjarrfikësja, sërish nuk do të kishte mundur t’i vinte në ndihmë”, shprehët një prej dëshmitarëve.

Gratë e plagosura janë nxjerrë nga dritaret e mjetit në flakë.

Policia nisi hetimin per ngjarjen dhe drejtuesi i mjetit është marrë në pyetje. Në vendin e ngjarjes ekpsertët e mjekësisë ligjore morën trupin e 65-vjeçares, e cila ishte karbonizuar.

Në autobus ndodheshin 30 persona, shumica gra dhe drejtues të Kishës Ortodokse Shën Theodhori në Vlorë.

Autobusi kishte për destinacion një vizitë turistike në Ulqin dhe gjatë rrugës kishin planifikuar një vizië në qytetin e Krujës.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel