Aksident në fabrikën e kromit, humb jetën 50-vjeçari

26/05/2016 00:00

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë punës në Bulqizë.

Shtetasi Bujar Llaka, banues në qytetin e Bulqizës, punonte si shofer me kamion në Fabrikën e Pasurimit të Kromit.

Siç njoftohet paraprakisht nga policia, gjatë ngarkimit të kamionit me rërë të bluar kromi, kamioni është përmbysur dhe gjatë rënies ka zënë poshtë drejtuesin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia thotë se grupi hetimor kreu veprimet proceduriale në vendin e ngjarjes për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

Top Channel