Pukë, shpërthim tritoli pranë HEC-it të Gjegjanit

25/05/2016 08:45

Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës pranë HEC-it të fshatit Gjegjan, në Pukë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Nuk dihen ende arsyet dhe autorët e vendosjes së tritolit.

Nga ky shpërthim janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar.

Top Channel