Homoseksuali maniak në “FB”, përndiqte nga arresti një 21-vjeçar

25/05/2016 00:00

Rrjetet sociale, përveç informimit dhe komunikimit mes njerëzve, shpesh përdoren edhe nga persona maniakë seksualë për të futur në gracka viktimat e tyre.

Një skemë të tillë, nëpërmjet një profili të rremë në “Facebook”, ka përdorur edhe një homoseksual. Arben Gjoka, 51-vjeçari ë akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të ri 21-vjeçar.

Pasi iu prezantua në “Facebook” si një biznesmen, Gjoka arriti të takojë 21-vjeçarin dhe pas disa takimeve i kërkoi edhe favore seksuale.

Në këtë moment i riu është tërhequr nga shoqëria me 51-vjeçarin, por ky i fundit nisi përndjekjen për të arritur qëllimin e tij. Përveç mesazheve dhe thirrjeve telefonike apo edhe mesazheve në “Facebook”, 51-vjeçari Gjoka, sipas Prokurorisë arriti deri aty sa të bllokonte bravën e derës së banesës të riut.

Ky veprim e detyroi 21-vejçarin ta denonconte dhe policia e arreston Gjokën, dhe më pas gjykata i cakton masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat e ngacmimit seksual dhe përndjekjes.

Por, 51-vjeçari nuk është ndalur as nga masa e arrestit shtëpiak, duke e thyer atë, dhe vijoi përndjekjen ndaj të riut me qëllimin e vetëm për të arritur qëllimin për të cilin ishte refuzuar. Pas këtij veprimi gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Gjokës nga arrest shtëpie në arrest me burg si dhe i shtohet edhe akuza e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Tanimë me tre akuza, ngacmim seksual, përndjekje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, 51-vjeçari Arben Gjoka do të përballet me gjykimin penal në Gjykatën e Tiranës. 

Top Channel