Daphne “i jep duart” Derulos
25/05/2016 00:00
Daphne Joy i ka dhënë fund romancës së saj me këngëtarin Jason Derulo. Bukuroshja 29-vjeçare ishte në lidhje me reperin 26-vjeçar prej shtatë muajsh.
“TMZ” raportoi për ndarjen e çiftit, por nuk dha asnjë arsye se pse kishte detyruar ata të marrin këtë vendim.
Daphne dhe Jason ishin me pushime në Meksikë në fillim të këtij viti dhe fotot që u publikuan në median rozë të jepnin përshtypjen e një çifti të lumtur.
Modelja Joy ka një djalë 3-vjeç të quajtur Sire me reperin 50 Cent.
Top Channel