Pse qau Guardiola?

22/05/2016 11:25

Mbase shumë e kanë kritikuar, shumë prej tifozëve mund të kenë mbetur edhe të pakënaqur, por ajo që eshte e sigurt është se Pep është një fitues, nga ata me F të madhe. Pas 3 vjetësh në Mynih, tekniku katalanas, me lot në sy dhe një kupë më shumë në “palmares”, i dha lamtumirën Bajernit. Në fakt, duket si histori e përsëritur, pasi edhe paraardhësi i tij, Heynckes iku me lot në sy, në vitin që fitoi gjithçka. Por, sot është momenti që të bëhen bilance.

Kur ju bashkua Barcelonës në vitin 2008, shumë e panë me skepticizëm, pasi ai trashëgoi një skuadër yjesh nga Riijkard, por atë e ktheu në një superskuadër që në vitin e parë të tij. Pep Guardiola ishte “i përzgjedhuri”. Që nga viti 2008 katalanasi ka fituar plot 21 trofe, në 7 vite trajnim (duke mos llogaritur një vit pushim, pas divorcit me Barcelonën). 7 prej këtyre trofeve Pep i fitoi në drejtimin e Bajernit. Dhe mesatarja është 3 trofe në sezon.

Jo vetëm kaq, i ka fituar të gjitha kupat e mundshme, sigurisht me 2 prej klubeve më të mëdhenj të botës. Destinacioni i radhës është ishulli, Britania e Madhe, te një tjetër skuadër e madhe, në buxhet, para’, te Manchester City. Filozofia e tij për futbollin nuk ndryshon, por me shumë gjasa as trendi i trofeve të fituar. Por, një pyetje të ngacmon gjithsesi: pse qau Pep, kur u largua nga Bajerni, kur dihet që te City do të fitojë më shumë, të paktën para’. Ata që kanë lexuar pak apo kanë dëgjuar nga “brenda”, Bajerni është më shumë se një skuadër, është një familje.

Kupat e fituara nga Pep

Barcelona: 3 tituj kampionë, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa të Spanjës, 2 Champions League, 1 Superkupë e Evropës dhe 1 Botëror pë klube.

Bajern:3 tituj kampion, 2 Kupa të Gjermanisë, 1 Superkupë të Evropës, 1 Botëror klubesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA