Plagoset me armë zjarri një 39-vjeçar në Vlorë

22/05/2016 22:45

Një person është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës në lagjen “Pavarësia”.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Armando Sulejmani, 39 vjeç, është qëlluar me armë nga dy persona të maskuar. 39-vjeçari ka marrë një plumb në krah dhe një në dorë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Vlorës.

Mësohet se personi i plagosur ka qenë i dënuar me 20 vite burg.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorët e ngjarjes.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel