Gramsh, tenton të vrasë një shtetas; arrestohet 43-vjeçari

22/05/2016 10:15

Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin në flagrancë të 43-vjeçarit Dritan Frangu, banues në fshatin Hostenth të Gramshit.

Ky shtetas u arrestua gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të  vrasë me thikë shtetasin me iniciale I.B., 59 vjeç.

Menjëherë kanë mbërritur efektivat e policisë, të cilët bënë parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi I.B u dërgua menjëherë në spitalin e Gramshit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel