Kupa e Amerikës, tre yje jashtë listës së Argjentinës

21/05/2016 00:00

Për turneun e Kupës së Amerikës me një format të zgjeruar në 100-vjetorin e krijimit të saj trajneri i Argjentinës ka lënë jashtë formacionit tre yje si Tevez, Dybala apo Icardi.

Gerardo Martino ka bërë publike listën me 23 lojtarët argjentinas që do të luajnë në Kupën e Amerikës, që starton më 3 qershor.

Portjerë: Romero, Guzman, Andujar;

Mbrojtës: Mercado, Roncaglia, Otamendi, Maidana, Funes Mori, Rojo, Cuesta;

Mesfushor: Kranevitter, Mascherano, Banega, Biglia, Pastore, Augusto Fernandez, Lamela;

Sulmues: Di Maria, Lavezzi, Messi, Aguero, Higuain, Gaitan.

Turneu i këtij viti luhet për herë të parë në një shtet jashtë Amerikës së Jugut, e do të zhvillohet pikërisht në SHBA.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel