Sulmet bërthamore, të mbijetuarit: SHBA të kërkojë falje

19/05/2016 00:00

Të mbijetuarit e sulmeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore, thanë se Presidenti amerikan Barcak Obama duhet të kërkojë falje për këto bombardime.

Obama doff të bëhet Presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Hiroshimën këtë muaj, por në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë sqarohet se ai nuk do të kërkojë falje për sulmet bërthamore që i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore. 

Obama, së bashku me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, do të vizitojë vendin e sulmit bërthamor në Hiroshima më 27 maj. 

Të mbijetuarit e sulmeve bërthamore, të cilët në atë kohë ishin akoma fëmijë, thanë në një konferencë për shtyp se një katastrofë e tillë nuk mund të lihet në harresë. 

Sipas tyre, qindra mijëra njerëz kanë vuajtur për shkak të sulmeve bërthamore për vite me radhë dhe SHBA duhet të kërkojë falje për atë që bëri. 

Duke i qëndruar mendimit të tyre se Obama duhet të kërkojë ndjesë, ata thanë se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Japonia për vendet që pushtoi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata thanë se është për të ardhur keq që Tokio zyrtare nuk i ka kërkuar falje azisë për krimet e luftës. 

Në fakt, raportet mes Japonisë dhe Koresë së Jugut e Kinës janë mjaft të brishta në këtë pikpamje, pasi këto vende mendojnë se Japonia nuk ka bërë asgjë për të adresuar çështjen e krimeve të luftës, sidomos atë të femrave të shërbimit, një term që përdoret për të përshkruar vajzat dhe gratë që u detyruan të punojnë me forcë si prostituta në shtëpitë publike të ushtrisë japoneze gjatë luftës.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel