Prilli i 2016-s ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë dhe muaji i shtatë radhazi që theu rekordet e temperaturave globale. Sipas të dhënave të NASA-s, prilli i këtij viti, tejkaloi rekordin e vendosur në të njëjtin muaj të një viti më parë, me diferencën më të madhe të shënuar ndonjëherë.
Të dhënat tregojnë se temperatura globale e tokës dhe detit ishte 1.11 gradë më e lartë në muajin prill se sa temperatura mesatare e prillit gjatë periudhës nga viti 1951 deri ne 1980.
Një sërë rajonesh veriore, përfshirë shtetin amerikan të Alaskës përjetuan mot të nxehtë gjatë prillit, një fenomen ky që u përsërit edhe gjatë muajve paraardhës.
Shpërthimi i ajrit të nxehtë rreth globit i është faturuar fenomenit “El Nino” i cili sjell lëvizjen e ujërave të ngrohta rreth Paqësorit. Por ky i këtij viti nuk ka qenë “El Nino” më i madh i regjistruar ndonjëherë dhe hovi i temperaturave po ndodh nën sfondin e ngrohjes së shpejtë globale.
Sipas shkencëtarëve, temeraturat rekord po shkaktonin kaos në ekosistemet botërore, me pasoja të rëndë tek barriera koralore në Australi.
Top Channel