Heqja e vizave për Turqinë rrezikon BE-në, mund të vërshojnë terroristët

17/05/2016 00:00

Marrëveshja e vizave me Turqinë mund ta shtojë kërcënimin e sulmeve terroriste ndaj vendeve te BE-së. Skema i hap kufijtë europiane 75 milionë qytetareve të tjerë e për këtë arsye, është mjaft joshëse për ekstremistët.

Sipas Komisionit Europian këta të fundit, por edhe dhe organizatat kriminale, do të kërkojnë ta shfrytëzojnë situatën e të sigurojnë pasaporta turke në momentin që programi hyn në fuqi.

Daily Telegraph ka arritur te siguroje një raport të ekzekutivit të bllokut ku përmendet mundësia e “Shtimit të lëvizjes së krimineleve e terroristeve brenda zonës së Shengenit të cilët mund të jenë qytetarë të Turqisë apo të huaj me bazë në atë vend”.

Liberalizimi i propozuar i vizave për turqit që udhëtojnë drejt BE-së mund të ndikojë mbi rrezikun terrorist që i kanoset bllokut, thuhet shprehimisht në raport.

Kritikët e paktit me Ankaranë druhen se shenjat e gishtërinjve, që u merreshin personave të cilët kërkojnë vizë, tani nuk do të regjistrohen më.
Individët e dyshuar do të udhëtojnë në territorin e Shengenit pa qenë nevoja e kalimit nëpër procedurat e domosdoshme të pajisjes me vize, çka u jep atyre mundësinë të hyjnë në BE pa rënë në sy, vazhdon dokumenti.

Nëse Ankaraja i vë në jetë reformave kyçe të anti-korrupsionit dhe terrorizmit të kërkuara prej saj dhe marrëveshja vihet në jetë, shtetasit turq do të kenë të drejtë të hyjnë në zonën Shengen për 90 ditë me pasaporta biometrike duke nisur nga fundi i qershorit.

Top Channel