Droga, në 12 vjet janë dënuar mbi 700 trafikantë e kultivues

17/05/2016 20:05

Për 12 vjet në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë shpallur fajtorë për trafik droge 700 persona. Sipas kreut të kësaj gjykate, këto shifra tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një problematike për drogën jo vetëm si vend origjine.

“Nga tiparet e çështjeve vërejmë karakteristikat e këtij fenomeni kriminal, sepse Shqipëria veçse vend origjine për kanabisin përdoret edhe si rrugë kalimi për heroinë dhe kokainë”, deklaron Sandër Simoni.

Kryetari i Krimeve të Rënda sugjeron se duhet parë legjislacioni penal për trafikun e drogës, pasi sipas tij po dënohen si pjesëtarë në grupe të strukuruara kriminale edhe kultivuesit.

“Duke veçuar persona që nuk janë ripërsëritës të krimit, nuk janë persona të organizuar në grupe, por kanë trafikuar në sasi të vogla, kryesisht ato lëndë burimore për vendin tonë si kanabis sativa”, nënvizon kryegjyqtari.

Aktualisht janë në gjykim 38 çështje për trafik ndërkombëtar droge, më e forta prej të cilave dosja e gjyqit “Xibraka”, e cila ka nën akuzë një grup personash, mes tyre edhe shtetas kolumbianë të arrestuar në një laborator kokaine të ngritur në rrethinat e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA