Asgjësohen 20 mijë rrënjë kanabis në kufi me Greqinë

16/05/2016 00:00

Policia e Sarandës gjeti rreth 20 mijë rrënjë kanabis sativa ëe fshatin Kardhoq, pranë piramides numër 51 në kufi me Greqinë.

15 mijë rrënjë ishin ende nëpër kubikë, ndërsa 5 mijë të tjera ishin të mbjella në tokë me një lartësi nga 5 deri në 30 centimetra.

Pas evidentimit të parcelës së mbjellë, policia e shtetit ka bërë shkatërrimin me anë të djegies dhe nisi hetimin për të gjetur personat që kanë kryer kultivimin.

Top Channel