Zotëronin 5.5 kg kanabis, arrestohen bashkëshortët

15/05/2016 00:00

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Andi Pepnika 40 vjeç dhe Dezdimona Jahelezi, 32 vjeç, bashkëshortë, banuese në Kamëz të Tiranës.

Arrestimi në flagrancë i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në automjetin tip Benz me targa DW 435 TV, me drejtues shtetasin Andi Pepnika dhe pasagjere bashkëshorten e tij, në bagazhin e mjetit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.5 kg kanabis.

Top Channel