NATO forcon mbrojtjen raketore në Europën Lindore

15/05/2016 00:00

NATO forcon sistemin e mburojës raketore në Europën Lindore, me një bazë të re amerikane në Poloni. Ushtarakë nga e gjithë bota si dhe ministri i Jashtëm polak morën pjesë në vendosjen e gurit të themelit për sistemin e ri të mbrojtjes raketore në fushën pranë Slupskit.

Projekti është pritur me protesta nga vendasit, kryesisht për arsyen, sepse ata ndihen të mashtruar lidhur me zhdëmtimin. Sistemi i mbrojtjes nga raketat do të ndërtohet vetëm 3.5 km larg bashkisë.

“Për ne kjo është një katastrofë”, thote Robert Biedron, i cili është që prej një viti kryetar bashkie në qytetin me rreth 90 mijë banorë. “Në një distancë prej 15 km përreth kësaj zone këtej e tutje nuk do te lejojet te ndërtohet më asgjë, pa miratimin e Departamentit Amerikan te Shtetit”, ankohet ai.

Sipas kryebashkiakut, sistemi ka shkaktuar një efekt të madh frike ende pa u ndërtuar, në radhë të parë për investitorët. Në këtë sistem bën pjesë edhe një impiant në Deveselu në jug të Rumanisë. Që nga fundi i vitit 2015 ai është i gatshëm për përdorim dhe të enjten u vu zyrtarisht në funksion.

Të dy komplekset në Europën Lindore janë pjesë e një sistemi mbrojtës Aegis, që synon të mbrojë partnerët europianë nga sulmet raketore nga Lindja e Mesme. Pjesë e tij është edhe një impant i madh radarësh në Turqi dhe katër anije të SHBA-ve me raketa mbrojtëse të ankoruara në jug të Spanjës.

Qendra e komandës ndodhet në Gjermani, në bazën e aviacionit luftarak të SHBA-ve Rammstein. Në samitin e NATO-s në fillim të korrikut në Varshavë, ky sistem do të vihet nën kontrollin e NATO-s.

Rusia, e cila ndihet e provokuar, ka ngritur zërin për kërcënim të sigurisë së saj. Ministria e Jashtme ruse argumenton se ky kompleks ka kapacitet edhe të hedhë raketa dhe përbën kësisoj një rrezik për ekuilibrin strategjik. Por, për analistët, qëndrimi i Moskës nuk është gjë tjetër veçse propagandë.

Top Channel