Vendosi eksploziv në dyqanin e 60-vjeçarit, arrestohet

13/05/2016 10:55

Policia e Krujës ka vënë në pranga dy ditë pas ngjarjes, Lutfi Kupën, si autorin e dyshuar të vendosjes së një sasie eksplozivi në dyqanin e një 60-vjeçari.

Sipas burimeve zyrtare, 48-vjeçari me precedentë penalë, ndodhet në konflikt me familjen e M. T, dhe ka kryer veprën penale për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur më 11 maj, rreth orës 03.20 në lagjen “Kastrioti” të Fushë Krujës.

Top Channel