Japin licencë për subjektin e bllokuar nga AKU, në hetim dy inspektorë të ISHSH

13/05/2016 10:50

Policia e Beratit ka nisur procedim penal ndaj dy punonjësve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në akuzën e shëprdorimit të detyrës.

F. SH, 48 vjeç dhe N. K, 31 vjeç, njëri kryeinspektor dhe tjetri inspektor i ISHSH-së, kanë pajisur me leje higjeno-sanitare subjektin e bllokuar në pronësi të N. Gj, 44 vjeç.

Ky i fundit ka prodhuar artikuj ushqimorë jashtë kushteve teknike, dhe për këtë ky subjekt ishte bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Berat.

Top Channel