Nis gjyqi ndaj prokurorit, akuza tregon përgjimet telefonike

12/05/2016 15:35

Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj tre personave të arrestuar për korrupsion, pasi i akuzuari kryesor i dosjes, prokurori Petrit Vukaj kërkoi gjykim të zakonshëm.

Gjyqtarja tha se kërkesa e Gazmir Nelollarit dhe dy vëllezërve Elton e Arjan Xhemali nuk pranohet pasi një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë përcjell praktikën që të gjithë të pandehurit e një dosjeje duhet të jenë dakord për aplikimin e një gjykimi të tillë.

Në seancë ndodheshin vetëm dy nga të pandehurit, Nelollari, i cili ka ndërmjetësuar tek prokurori Vukaj dhe Arjan Xhemali, që kishte dhënë lekët që i vëllai të lirohej.

Prokurori i Fierit, Vukaj, për të cilin gjykata ka shpallur më herët masën “arrest shtëpie nën mbikëqyrje elektronike”, mungonte sikurse i pandehuri tjetër Elton Xhemali.

Prokurori i çështjes lexoi kërksen për gjykim duke i thënë gjykatës se përgjimet dhe vëzhgimi ambjental vërtetojnë se si Nelollari i kishte dhënë 200 mijë lekë prokurorit në mënyrë që të kërkonte lirimin e Elton Xhemalit, i arrestuar për një aksiedent me pasojë vdekjen.

Kur gjykata e dënoi Xhemalin me 18 muaj burg, ai u nervozua – tha prokurori – dhe telefonoi të vëllain duke i urdhëruar që të merrte pas lekët e dhëna. Kjo shumë iu kthye Nelollarit pas një takimi me Vukaj, i akuzuar tashmë për korrupsion pasiv.

Top Channel