Arrestohet “Bomberi” shqiptar i drogës në Itali

12/05/2016 00:00

Një rrjet trafiku kokainë, i furnizuar nga një trafikant shqiptarë, është realizuar në Viterbo të Italisë.

“Bomber” është nofka e shqiptarit që mendohet se ishte në krye të rrjetit. Ai është arrestuar së bashku me një bashkëkombas tjetër.

Mbi 100 forca policie janë përfshirë në operacionin që çoi në pranga 30 persona që qarkullonin mijëra euro me shpërndarjen e drogës, kokainë dhe hashash, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Lënda narkotike, sqaruan zyrtarët, fshihej në kavanozë qelqi për t’u transportuar në Itali.

Top Channel