Viktima e Dajtit, policia zbardh vrasjen e Vasil Bibës. Në kërkim autori i dyshuar

11/05/2016 14:20

Tre muaj pas gjetjes së kufomës së Vasil Bibës në Dajt, policia ka zbardhur edhe ngjarjen, duke identifikuar dhe autorin e dyshuar për vrasjen.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më 14 shkurt 2016, ku Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposuar në Zabel të Dajtit. Autori i dyshuar është Bledar mneri, një emër jo i panjohur për policinë. Ai ka qënë i dënuar më parë për vrasje të kryer në bashkëpunim, pasi në 1997 ka vrarë një polic.

Ai gjithashtu, është një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe borxhet nga ana e viktimës. Policia ka angazhuar të gjitha forcat për kapjen e Mnerit.
 

Top Channel