Pukë, asgjësohen 1150 fidanë kanabis

11/05/2016 08:30

Policia e Pukës ka evidentuar dhe asgjësuar 1150 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e njësisë administrative Gjegjan, në Malin e Kaçinarit, sipër përroit të Shutinës, u sekuestrua kjo sasi fidanësh si dhe rreth 300-400 metra tuba uji.

Policia po punon për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve.

Top Channel