Fushë-Krujë, shpërthen eksplozivi në dyqanin e 60-vjeçarit

11/05/2016 09:50

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në një dyqan në Fushë-Krujë, ku ka pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03.20 në lagjen “Kastrioti” të këtij qyteti, në dyqanin në pronësi të M. T, 60 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për përcaktimin e lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel