Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

11/05/2016 00:00

Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të verifikuar në Durrës, në orët e mbrëmjes së të mërkurës.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, ku një automjet me targa “AA 300 CY” ka përplasur në ecje e sipër shtetasin me inicialet J.R., që po lëvizte në këmbë.

I aksidentuari është shoqëruar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, 21-vjeçarin Fabiol Muka dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Në unazën që lidh qytetin me autostradën Tiranë-Durrës dhe zonën e plazhit mungon sinjalistika horizontale dhe vijat e bardha, ndërsa semaforët e vendosur janë jashtë funksionit, duke e shndërruar këtë rrugë në një burim aksidentesh.

Top Channel