Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Prrenjasit

11/05/2016 21:00

Ish-kryetari i Bashkisë së Prrenjasit është arrestuar këtë të mërkurë pas një kërkese të Prokurorisë së Elbasanit, e cila ka ngritur ndaj tij akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.

Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bajazit Karriqin, vendim i cili u zbatua nga policia mesditën e sotme.

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur dyshime se Karriqi ka fallsifikuar dokumentat e punësimit të rreth 12 personave në kohën që po largohej nga detyra, gjatë verës së vitit 2015.

Top Channel