Pushohet hetimi ndaj ish-administratorit të OSHE-së, Arben Seferaj

10/05/2016 00:00

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-administratorin e OSHE-së, Arben Seferi, i kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.

Ai, së bashku me 2 ish-drejtues të tjerë, u denoncuan pas një auditimi për periudhën janar 2013-shtator 2015, ku sipas KLSH-së këta persona i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej afro 32 milionë eurosh.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Seferi dhe 2 ish-drejtuesit e tjerë kishin shkelur procedurat e blerjes së materialeve emergjente për nevojat e shoqërisë për vitin 2014.

Po ashtu, dëme, sipas KLSH-së, kishin sjellë edhe mbifaturimi i konsumatorëve me qëllim uljen artificiale të humbjeve teknike.

Top Channel