Aksident në Korçë, përplas biçikletën e më pas 4 makina të tjera

09/05/2016 00:00

Pesë automjete dhe një biçikletë janë përfshirë në një aksident të regjistruar në qytetin e Korçës pasditen e së hënës, ku si për pasojë janë plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në unazën  e qytetit jug-lindor,  ku një automjet tip Volkswaggen me targa “AA423HF”, pasi ka goditur një shtetas me biçikletë, ka goditur edhe një autobot të parkuar në rrugë si edhe tre automjete po të parkuara.

Sipas të dhënave të para mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia ndërsa si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe i biçikletës, të cilët janë dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Dëshmitarët e ngjarjes treguan për policinë se mjeti pasi ka përplasur biçikletën ka hipur në trotuar duke përplasur një pemë dhe automjetet e parkuara.

Mësohet se dy të plagosurit janë J. Mankolli rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e përplasjes po merr ndihmë në spitalin rajonal të Korcës dhe drejtues i mjetit  Endri Ashimi rreth 31 vjeç nga fshati Cangonj.

Top Channel