Humbi fëmijët në aksident, Prokuroria zbut “arrestin” për bashkëshortin

08/05/2016 00:00

Një aksident i ndodhur të shtunën në aksin rrugor Golem-Kavajë, ka bërë që prokuroria të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë për një të paraburgosur që qëndronte në burgun e Rrogozhinës.

Në aksidentin e ndodhur të shtunën, u përfshinë bashkëshortja dhe dy fëmijët e Sokol Negollarit, ku fatkeqësisht ndërruan jetë dy të miturit.

Lidhur me ngjarjen, Prokuroria, kërkoi me urgjencë ndryshimin e masës së sigurisë së Negollarit. Ky i fundit mbahej në paraburgim për veprën e ndërtimit pa leje.

Informacionet e nxjerra nga hetimet, zbuluan se bashkëshortja e Sokol Negollarit bashkë me fëmijët, po udhëtonin për ta takuar atë në burg.

Aktualisht edhe bashkëshortja e tij po mbahet nën trajtimin e mjekëve për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Top Channel