Shantazh me foto intime, pranga të rinjve në Tiranë

06/05/2016 17:20

Policia e Tiranës ka finalizuar këtë të premte operacionin e koduar “Hacker”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 3 persona për gjobëvënie.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se personat në fjalë kërcënonin një vajzë 19-vjeçare se do t’i publikonin foto intime në rrjetet sociale nëse nuk i paguante.

Ndërhyrja e policisë ka ardhur pas denoncimit të familjarëve të vajzës. Për dy nga të arrestuarit, 18-vjeçarët me iniciale E.S dhe A.B është vendosur masa detyrim paraqitjeje.

Top Channel