Vrau me sende të forta në 2008, ekstradohet nga Athina i dënuari me 10 vite burg

05/05/2016 00:00

Një 45-vjeçar i dënuar nga drejtësia shqiptare me 10 vite burg për vrasje, është deportuar nga Athina këtë të enjte.

Specialistët e Interpol Tiranës transferuan nga Greqia në drejtim të Tiranës shtetasin Besnik Rikaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj Rikajt ekziston një vendim i vitit 2009 që e ka shpallur atë fajtor për akuzën e vrasjes me dashje duke e dënuar me 10 vite burgim.

45-vjeçari  në shkurt të 2008 ka goditur me mjete preresë shtetasin A.K. Konflikti kishte nisur për një makinë që autori ja kishte marrë kunatit të viktimës dhe nuk ja kish kthyer më.

Top Channel