Vlorë, shfrytëzonin 44-vjeçaren për prostitucion, arrestohen bashkëshortët

05/05/2016 00:00

Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë 3 persona, të akuzuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje lokalesh për ushtrimin e prostitucionit”, siç është bërë e ditur pas operacionit të koduar “Tutori 3”, të përfunduar me sukses pasditen e së enjtes.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, respektivisht 62 dhe 58 vjeç, të cilët janë bashkëshortë, si dhe viktima me inicialet A.H., 44-vjeçare, e cila dyshohet të jetë shfrytëzuar për prostitucion; të gjithë banues në Vlorë.

Hetimet për të zbuluar këtë rrjet prostitucioni kanë nisur prej dy muajsh, teksa është mësuar se çifti bashkëshortor kanë pasur nën pronësi një lokal në lagjen “1 Maji”, ku shfrytëzonin shtetasen A.H. për prostitucion, përkundrejt shumës së parave prej 3.000 lekësh.

Top Channel