Tiranë, aksident pranë Parlamentit, një i vdekur

04/05/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari u regjistrua rreth orës 23:40 minuta në Tiranë. Një motoçikletë e një firme sigurie përplasi një kalimtar në afërsi të godinës së Parlamentit shqiptar.

Përplasja ka qenë e fortë duke e lënë të vdekur në rruge kalimtarin. Policia që shkoi në vendin e ngjarjes ndaloi drejtuesin e motoçikletës.

Policia kreu ekspertizën për të dalë në përfundimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Paraprakisht mendohet që motoçikleta ka qenë me shpejtësi, ndërsa drejtuesi nuk e ka shquar dot kalimtarin edhe për shkak të mungesës së plotë të ndriçimit në rrugë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel