Kelly Rohrbach po tërheq vëmendjen e të gjithëve në sheshxhirimin e filmit “Baywatch”. Bukuroshja 26-vjeçare dukej spektakolare me një kostum banjoje të kuq, që i tregonte trupin e tonifikuar.

Kelly luan rolin e C.J. Parker në film, rolin që bëri të famshme Pamela Andersonin në serialin televiziv me të njëjtin emër, që u shfaq nga viti 1992 deri në vitin 1997.

Pasi doli nga deti, Kelly, ish e dashura e Leonardo Di Caprios, u shpëla në një platformë të plazhit.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel