Gjirokastër, sekuestrohen 5.3 kg kanabis; tre të arrestuar

04/05/2016 09:25

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga tre persona dhe ka sekuestruar një sasi prej 5.3 kg kanabis sativa.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Kabriole” janë arrestuar dy vëllezërit, Arben dhe Dorian Memajdini, përkatësisht 32 dhe 25 vjeç nga Saranda dhe Arbër Petrani, 24 vjeç nga Memaliaj.

Sipas dinamikës së ngjarjes, policia kishte informacione se Petrani me dy persona të tjerë do të kryente transport droge nga Këlcyra, përmes Gjirokastrës në Sarandë. Për këtë u ngritën grupkontrollet e posaçme dhe në vendin e quajtur “Ura e Leklit” u bë ndalimi i mjetit me të cilin lëvize Petrani, ku dhe u gjet sasia e drogës.

Në një distancë 300 metra para tij, udhëtonin me jnë tjetër mjet dy vëllezërit Memajdini, të cilët gjithashtu u ndaluan. Mbi të tre personat rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel