E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Një ditë përpara nisjes për në Stokholm, Eneda Tarifa, përfaqësuesja shqiptare në garen europiane të këngës, thotë se gjithçka është gati për skenën e madhe të ‘Eurovision’.
“Kemi kaluar provat me tre back vokalistët dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin që kemi arritur”, tha Eneda Tarifa.
Gold do të jetë ngjyra e fustanit me të cilin Tarifa do të performojë më 12 maj, një fustan i gjatë të cilit nuk do t’i mungojnë detajet.
“Veshjaështë pothuajse e mbaruar. Pas disa provash e kthimesh prapa, propozimesh të tjera, sepse ky është një proces dhe bashkëpunim me organizatorët e Eurosong, vendosëm që ngjyra të ishte gold. Ngjyrë shumë e bukur që do i shkojë shumë ‘Përrallës’”, tha ajo.
Eneda Tarifa do të garojë e 17-ta në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, ndërsa kënga përfaqësuese është ajo me titull “Përrallë”.
Top Channel