Ekstradohet drejt Italisë i kërkuari në rang ndërkombëtar

04/05/2016 18:05

Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të mërkurë drejt Romës një shtetas shqiptar të kërkuar nga drejtësia italiane.

Burime policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Sokol Marica, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Nga burimet mësohet se Marica ka tentuar të kryejë një vrasje për larje hesapesh mes bandave shqiptare në Itali.

Top Channel