Aksident në Vlorë, humb jetën ish-efektivi i policisë

04/05/2016 16:35

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është verifikuar në orët e pasdites në Vlorë, në aksin që lidh Radhimën me Orikumin.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Shpëtim Abazi, inspektor pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Makina e drejtuar prej tij, tip “Nisan” me targë “AA 935 NL” ka dalë nga rruga, është përplasur me murin rrethues të një shtëpie dhe më pas është përmbysur.

Ndërkohë, dy të plagosurit kanë pësuar fraktura të shumta në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën. Burimet shtojnë se, ata janë identifikuar si shtetasit Leonard Dervishaj, 38 vjeç dhe D.Sh, 18, të dy banues në Dukat të Vlorës.

FOTO GALERI
1/6
Aksident në Vlorë, humb jetën ish-efektivi i policisë

Top Channel