Peshkopi, makina përplas dy nxënës; të miturit në gjendje të rëndë

03/05/2016 11:10

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Peshkopi, ku një automjet tip “Benz” ka përplasu dy fëmijë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, bëhet fjalë për dy nxënës të shkollës “Demir Gashi”, të cilët janë në gjendje të rëndë.

Të njëjtat burime shtojnë se, automjeti ka përplasur edhe një kalimtare, por që për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime kritike.

Top Channel