Laç, sherr me thika mes adoleshentëve; plagoset 17-vjeçari

03/05/2016 12:50

Një sher mes adoleshentësh është verifikuar paraditen e sotme në Laç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal përballë gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi”, ku dy 17-vjeçarë janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet A.N ka goditur me thikë shtetasin R.H, duke e plagosur atë. Të dy nxënësit, saktësojnë burimet, janë të gjimnazit “Shtjefen Gjeçovi”, i pari nga Laçi dhe i dyti nga Mamurrasi, saktësojnë burimet.

Ato shtojnë se falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë i mundur shoqërimi i autorit të plagosjes, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel