Dhunë dhe përleshje në Seattle

03/05/2016 00:00

Dy policë u plagosën dhe të paktën 7 persona u arrestuan të dielën në qytetin amerikan Seattle, pasi një grup demonstruesish shkaktoi rrëmujë duke sulmuar policinë me gurë dhe bomba molotov si dhe duke dëmtuar dyqanet.

Kryetari i Bashkisë së qyteti Seattle, Ed Murray, fajësoi një grup të veçantë personash për dhunën, megjithatë ai nuk dha detaje se kush ishin ata që shkaktuan dhunë.

Policia e Seattle tha kishte arrestuar disa persona dhe po mbikëqyrte situatën për të mos lejuar tensionim të situatës në qytet.

Ndërkohë, mediat kanë fajësuar autoritetet për dhunën gjatë protestës, duke thënë se policia nuk mori masat e duhura, pasi një vit më parë, për ditën e 1 Majit protestat në qytet degjeneruar në dhunë.

Top Channel